Një i ri shqiptar është vënë në pranga pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave natën e të shtunës policia e Emilja Romgnas ka vënë në pranga emigrantin 26-vjeçar shqiptar.
Siç bëhet e ditur ndaj të riut ishte lëshuar një urdhër ndalimi pasi ishte dënuar me 6 vite burg nga drejtësia shqiptare, për dhunë seksuale.
Ngjarja për të cilën akuzohet i arrestuari ka ndodhur në Shqipëri.
26-vjeçari ka sulmuar dhe më pas përdhunuar një vajzë të re në shtëpinë e saj, kur ajo ishte vetëm.
I riu ishte zbuluar në një shtëpi ku qëndronte me një vajzë italiane.
Pas arrestimit ai është dërguar në paraburgim në pritje të ekstradimit.