Kapet pas 16 vjetësh në arrati, vlonjati që vrau një njeri në Kalithea
Pas 16 vjetësh në arrati dhe me emrin e ndryshuar, Policia e Vlorës ka arritur t’i vërë prangat Julian Dautajt, sot 40 vjeç, për një vrasje të kryer në Kalithea në Greqi. Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Vlorë njoftoi se ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit J.D, (ose ndryshe M.S), 40 vjeç, banues në Vlorë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendim Penal Nr. 339, datë 23.09.2017, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale ‘’ Vrasje me dashje’’, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Ngjarje e ndodhur më datë 27.11.2001, në vendin e quajtur ”Kalithea” ,Athinë, Greqi , ku J. D, ka vrarë me thikë, K.P.. Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të metejshme.