Kapet siriani, po planifikonte sulm me bomba në Gjermani

Një 19 vjeçar sirian është arrestuar në Gjermani,si i dyshuar për planifikimin e një sulmi me bombë. “I identifikuari si Yamen A, dyshohet se ka përgatitur një sulm të motivuar islamik duke përdorur eksplozivë shumë të fuqishëm”- tha policia. U kontrolluan disa apartamente në qytetin e Schwerin, në Gjermaninë veri-lindore, vendin ku u arrestua. Policia u shpreh se i dyshuari kishte marrë një vendim në korrik 2017 për të shpërthyer një bombë në Gjermani me qëllim vrasjen dhe plagosjen e sa më shumë njerëzve të jetë e mundur. “Ai filloi të merrte produktet kimike dhe materialet e nevojshme për të ndërtuar një bombë, por nuk ishte e qartë nëse ai kishte një objektiv në mendje”-raportuan ata. Akoma nuk dihet nëse i dyshuari ka ndonjë lidhje me organizatat terroriste, sipas raportimeve të policisë. Gjermania ka qenë në alarm të lartë që nga dhjetori 2016, kur 12 vetë vdiqën në një sulm me kamion në Berlin.

Artikulli paraprakKËRCËNOHET ME ARMË KRYEBASHKIAKU: 300 MIJË EURO OSE TË VRAS
Artikulli tjetërULET NUMRI I AZILKËRKUESVE, NË TRE MUAJ NDALOHEN 7300 PERSONA NË KUFI