Autoritetet greke kanë ndaluar një skaf në bordin e të cilit gjendet një ton drogë e llojit kanabis.
Skafi është ndaluar nga një patrullë e policisë bregdetare greke, në bashkëpunim me shërbimin e ndjekjes kundër drogës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ishullit Kithira, në jug të gadishullit të Peloponezit.
Sipas mediave, nuk është dhënë ende asnjë njoftim mbi identitetin e skafit dhe as përbërjen e ekipazhit. Skafi po riomorkiohet për në portin e Neapolit, me qëllim që t’i nënshtrohet një kontrolli më të hollësishëm.