Një tjetër skaf me 550 kg marijuanë është kapur në brigjet italiane.

Në pranga kanë rënë 2 skafistët një shqiptar 29 vjeçar me inciale V.B. e një shtetas italian 33 vjeç.

Skafi është identifikuar nga roja bregdetare italiane gjatë natës së shkuar në ujërat e Brindizit.

Pas një ndjekje të shkurtër skafi është ndaluar nga roja bregdetare italiane.
Në bordin e skafit prej 6.5 metra të gjatë janë gjetur rreth 550 kg marijuanë e konfeksionaur në 67 pako.

Vlera e drogës sipas financës italiane përllogaritet të kapte një fitim prej 5 milionë euro.
Financa italiane bën me dije se prej fillimit të vitit 2018 në rajonin e Puglias janë arrestuar 35 skafistë, janë sekuestruar 14 tonë marijuanë dhe 14 mjete lundruese.

Artikulli paraprak“THE WALL”, TELEVIZOR PËR AMBJENTET JASHTË SHTËPISË
Artikulli tjetërFOSHNJA E PAJETË GJENDET NË KAZANIN E PLEHRAVE