Rreth 2 ton kanabis dyshohet të jenë kapur nga autoritet helene në një operacion antidrogë të zhvilluar në ujërat e Korfuzit.
Sipas informacioneve të para të përcjella nga mediat greke, dyshohet se autoritetet kanë arritur që të bien në gjurmët e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës. Pasditen e së premtes, policia greke nisi operacion për kapjen e një skafi të fuqishëm të mbushur me drogë në Shqipëri, që kishte destinacion Greqinë e Italinë.
CNN grek shkruan se menjëherë autoritetet portuale greke u vunë në ndjekje të skafit në një operacion që u zhvillua nga deti dhe ajri. Operacioni i nisur në detin Jon u përmbyll në ujërat e Egjeut.
Dyshohet se të arrestuarit janë 4 shqiptarë dhe 2 italianë dhe se gjatë operacionit policia ka qëlluar me armë drejt trafikantëve duke lënë një prej tyre të plagosur. Në gomone u kapën 2 shqiptarë dhe 1 italian, ndërsa arrestimet e 3 personave të tjerë u bënë më vonë. Megjithatë, për këtë operacion pritet që të ketë një informacion zyrtar dhe të detajuar nga autoritetet greke gjatë ditës së sotme