Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi u kap me 50 doza kokainë, gati për shitje.
Arrestimi shtetasit E.R u bë në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Bradasheshi”, ku policia përveç drogës sekuestroi edhe aparate celular, një automjet dhe një shumë parash.
“Në afësi të fshatit “Hajdaran”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte shtetasi E.R., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale: 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 7 aparate celuar,automjeti me të cilin lëvizte, 20 000 lekë të reja , të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike”, tha policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.