Jahti italian ‘LAMACOIA’ 23 metra i gjatë me flamur Italian, e cila në bord mbante 7 shtetas serbë është shpëtuar nga mbytja.

Jahti kishte vërejtur një avari, defekt në të cilin nëse nuk do ishte ndërhyrë në kohë rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas avarisë jahti ka lëshuar sinjalin SOS, alarm pas të cilit kapiteneria e Vlorës ka nisur operacionin për shpëtimin e tyre.

Kapiteneria e Vlorës njofton se “pasi u komunikua me anijen ata na konfirmuan që personat ishin në gjendje të mirë dhe ishin në pritje të ndihmes nga anija e R/B. 

Anija P-116 arriti tek jahti ‘LAMACOIA’ dhe pasi kontaktoi me kapitenin e mjetit rane dakord per ta rimorkiuar drejt portit te Vlores. Rreth orës 04:10 mberriti ne portin e Vlores anija e R/B me mjetin qe po rimorkionte. Gjendja e ekuipazhit ishte e mire”.

Artikulli paraprakAKSIDENT, MAKINA PËRPLAS RËNDË KËMBËSOREN
Artikulli tjetërFURGONI I MALLRAVE PËRPLASET ME BORDURËN ,VDES NË VEND PASAGJERJA, SHOFERI NË GJENDJE TË RËNDË