Shanset për ngjitjen në Kategorinë e Dytë për ekipin e Shirokës janë zvogëluar së tepërmi. Pas hapit të gabuar ndaj Eagle Football, diferenca me dy vendet e para të renditjes është rritur edhe më shumë dhe duhet thënë se pas humbjes në shtëpi, tashmë shanset për ngjitjen në Kategorinë e Dytë janë shumë të vogla për shkodranët. Vetë kapiteni i Shirokës, Oltion Drabeja, e konsideron këtë sezon si të dështuar.

Drabeja tha se futbollistët do të bëjnë punën e tyre dhe do të tentojnë deri në fund objektivin e vendosur, por për ekipin shkodran shanset për të kapur zonën play-off janë pothuajse zero.

Dy javët e fundit të kampionatit, Shiroka do t’i luajë në transfertë ndaj Klosit dhe në shtëpi ndaj Olimpic Shkodra.

Artikulli paraprakVËSHTIRËSITË E FERMERËVE NË BUJQËSI
Artikulli tjetërSPIROPALI PRITI PRESIDENTIN E SLLOVAKISË, PELLEGRINI: REPUBLIKA SLLOVAKE, PARTNER I RËNDËSISHËM I …