Pas kapjes së sasisë prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, autoritetet kanë vënë nën sekuestro llogaritë financiare të dy kompanive, “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.
Vlera totale e parave të sekuestruara është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.
“Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snow” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk”, sqaron Policia e Shtetit.
Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta.
Sasia rekord e kokainës e ardhur nga Kolumbia u sekuestrua më 28 shkurt në Portin e Durrësit në një kontenier të mbushur me banane në pronësi të Arbër Çekajt, i arrestuar nga policia në Gjermani.
Droga me vlerë tregu 180 milionë euro e ardhur nga Kolumbia, ishte e fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destinacion tregun europian.
Por ndërsa ngarkesa i shpëtoi kontrollit të skanerit, mësohet se një institim i hetimit doganor bëri që të zbuloheshin pakot në fundin e kontenerit të modifikuar për këtë qëllim.
Lënda narkotike hyri në Shqipëri për llogari të “Arbri Garden” SHPK, një kompani shqiptare që merret me importin e frutave nga Amerika Latine.
Ky biznes është në pronësi të Arbër Çekaj personi ky që tashmë është shpallur në kërkim nga policia. Në pranga ka rënë shoferi i kamionit Armando Pezaku si dhe menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj.
Operacioni u kodua “Last Snow”.Droga prej nje jave ne kalaten e portit
Droga mbërriti në port më 19 shkurt ndërsa operacioni u ndërmor mbrëmjen e 27 shkurtit. Drejtori i Policisë së Shtetit doli sot paradite në një konferencë për median bashkë me prokurorët për të dhënë detaje mbi operacionin.
Ardi Veliu: Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.
Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.
Ku ishte fshehur kokaina?Kokaina ishte fshehur mes një dyshemeje të dyfishtë. Ajo ishte paketuar në 528 pako që mbanin edhe kodet përkatëse me numra dhe me germa. Kodet ishin vendosura nga trafikantët.
Droga u zbulua me anë të qenit anti-drogë.Skaneri nuk e kapi drogen
Kamioni u mbajt në vëzhgim dhe u la të shkonte drejt magazinës. Burime të Ora News bëjnë të ditur se sasia e drogës u kap me analizë risku nga hetimi doganor. Skaneri nuk kishte konstatuar gjë.
Ekspertët e grupit hetimor kanë boshatisur konteinerin dhe kanë shpuar dyshemenë. Aty kanë konstatuar kokainën