Karabinierët kapin në flagrancë hajdutet shqiptare, por lendohen gjate perleshjes me ta

Ka qenë surprizë për dy hajdutë shtëpish, shqiptarë në kryeqitetin e Italisë, mbërritja në kohë record e policisë në momentin e grabitjes, por edhe më surprizë ka qenë reagomi I tyre ndak karabinierëve. Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një 36-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje. Sipas mediave italiane mësohet se një 36-vjeçar shqiptar bashkë me një person tjetër është arrestuar duke vjedhur në një apartament në Romë, por prangat u janë hedhur vetëm pas një përleshje të dhunshme. Fillimisht kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar karabinierët, për grabitjen që po ndodhte, ndërsa shqiptari ka mbetur i habitur kur ka parë policinë Brenda në apartament. Për t’i shpëtuar policisë, ai ka reaguar në mënyrë të dhunshme ndaj tyre, ku si pasojë dy karabinierë kanë mbetur me lëndime; njëri prej tyre ka ndrydhje të dorës së djathtë, ndërsa tjetri dyshohet se ka pësuar thyerje të rruazës. Policia ka konstatuar edhe një makinë e përdorur nga hajdutët, e cila rezultoi po ashtu e vjedhur, për të arritur në destinacion, çelësat e së cilës u gjetën në xhepin e të arrestuarit.

Artikulli paraprakASGJESOHET GRUPI SHQIPTAR QË TRAFIKONTE HEROINË NË ISHULLIN LESVOS
Artikulli tjetërQEVERIA MBLIDHET NË VLORË. TAKIM DYDITOR PËR MANDATIN E RI