Karabinierët shkembim zjarri me bandën shqiptare,disa të arrestuar
Një skenë si nëpër filma është regjistruar nga karabinierët, ku protagonist ishin disa shqiptarë. Policia italiane ka shkëmbyer zjarr me disa persona, teksa është vënë në ndjekje të një mjeti ‘Alfa Romeo’, i cili po lëvizte me shpejtësi marramendëse në drejtim të kundërt. Gjatë aksionit, karabinierët kanë arritur të ndalojnë mjetin, prej ku kanë arrestuar disa shqiptarë. Gjithçka ka nisur, kur policia ka pikasur tentativën për bastisjen e një shtëpie. Ndjekja dhe gjuajtja Policia është vënë menjëherë në ndjekje të makinës, e cila ka marrë arratinë dhe është ndalur vetëm kur shefi i patrullës ka shpërthyer në të shtëna me armë drejt saj, duke qëlluar me gomën e pasme të ‘Alfa Romeo’. Autorët i janë kundërpërgjigjur me plumba policisë, ndërsa kanë vijuar ecjen, deri sa në aksion është bashkuar dhe ushtria, e cila ka arritur të shpojë timonin dhe të detyrojë autorët të ndalen. Mjeti u rrethua menjëherë nga karabinierët, të cilët arritën të identifikonin 4 personat, ku në pranga përfundoi 19-vjeçari shqiptar I. O. dhe një bashkatdhetar i tij për tentim vrasjeje. Gjithashtu, policia zbuloi dhe dy shqiptarë të tjerë, S. J. dhe një 28-vjeçar, të cilët ishin në pritje për të goditur. Pjesë e grupit ishte dhe një grua me kombësi shqiptare, për të cilët nuk ka vijuar hetimi. Ndërsa, pjesë e bandës ishte dhe shoferi D. B., 27-vjeçari po nga Shqipëria, i cili u arrestua në fund të hetimeve. Karabinierët e cilësuan këtë të fundit si pjesën më të keqe, pasi i riu i ishte nënshtruar një liste të gjatë sanksionesh mbi Kodin Rrugor, ku i ishte konfiskuar numri më i madh i automjeteve. Personat e arrestuar pritet të përballen me drejtësinë italiane.