Një 17-vjeçar A. Ç , është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi ka përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar teksa ka furnizuar makinën e tij me karburant. Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Të dy këta të rinj pasi kanë furnizuar makinën me karburant në një pikë karburanti pranë “Zogut të Zi”, dyshohet se i kanë dhënë punonjësit të karburantit një kartëmonedhë të prerjes 50 euro të dyshuar të falsifikuar.

17-vjeçari i arrestuar së bashku me 21-vjeçarin e vënë nën hetim akuzohen për veprën penale të “Falsifikimit të monedhave të kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakNGJARJA NË URGJENCËN E FIERIT, BURG PËR TË PLAGOSURIN ME ARMË DHE 21-VJEÇARIN QË E QËLLOI
Artikulli tjetërZJARRI PËRFSHIN 5 HA ZONË PYJORE, ZJARRFIKËSIT NË VENDNGJARJE E VËNË NËN KONTROLL