Edhe pse dy javë më parë ai u emërua Kardinal nga Papa Françesku, Dom Ernest Simoni Troshani, nuk harron Famullinë e tij në Trush, në të cilën ka shërbyer që nga viti 1998.

Kisha e vogël e këtij fshati ishte e tejmbushur me besimtarë. Por bashkëpunëtorët e tij që nga viti 1998, kishin rezervuar dhe një surprizë për të. Të rinjtë e zonës, vunë në skenë një dramë me pjesë nga jeta e Kardinalit shqiptar. Kryetari i Bashkisë Vau Dejes Zef Hila i pranishëm ne ketë takim, ka falënderuar Kardinalin, për prezencën dhe lidhjen e tij me zonën. Edhe pse tashmë detyra kërkon që ai të jetë në lëvizje, Kardinali premtoi se nuk do të largohet nga famullia e tij, në të cilën kaloi një pjesë të rëndësishme të jetës si meshtar.

Artikulli paraprakTRUPA E TEATRIT “MIGJENI” MERR DHURATË RROGËN E 13-të
Artikulli tjetërVLLAZNIA B MUND PARTIZANI B NË “RESHIT RUSI” 1-0