Kardinal Ernest Troshanio pas 56 vitesh është rikthyer në qelinë në të cilën vuajti torturat nga regjimi komunist në ish-burgun e Shkodrës që sot është kthyer në muzeun e dëshmisë dhe kujtesës. Pavarësisht torturave në dhomën e errët, kardinal Troshani nuk u përkul asnjëherë dhe e vetmja gjë që e ka shoqëruar është lutja.

Kardinali Troshani tregon për vuajtjet që ka kaluar gjatë viteve të burgimit, të cilat I cilëson si më të vështirat në jetën e tij.

Kardinali Ernest Troshani u dënua në vitin 1963 me 25 vite burg nga sistemi komunist pasi ai mbajti një meshë kushtuar ish-presidentit amerikan John F. Kenedy. Ndërsa vizita e tij në dhomën e burgut që tashmë ndodhet në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës erdhi në kuadër të vizitës që zhvilloi në Shkodër një delegacion I departamentit të Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Artikulli paraprakINSPIRIM, BASHKËJETESA FETARE NË SHKODËR
Artikulli tjetërARRESTOHET DUKE KALUAR MURIQANIN BIZNESMENI SHKODRAN