Varrezat e Rrmajit kanë një simbolikë të vecantë për klerin katolik, për Shkodrën, për mbarë Shqipërinë.
Në këtë vend pervec se prehen me mijera besimtarë, por në këtë vend u pushkatuan klerikë të njohur të kishës katolike Shqiptare. Dom Ernest Troshani, ka bërë aty ndalesën e parë, në një lutje për prindërit e tij që prehen aty, por duke u ndalur edhe tek çinari simbol i vuajtjeve dhe ringritjes se besimit ne vend. Në këtë vend, nuk mungonin as besimtarë të shumtë te cilet kane ndjekur kete ceremoni dhe lutje, ndërkohe që Dom Artur Jaku, u ndal tek rendesia e këtij momenti. Kardinal Ernest Troshani, te dielën ne orën 16:00, ne Katedralen e Shen Shtjefnit, do te mbaje edhe meshën e parë zyrtarisht si kardinal, një moment i vecantë për kishën katolike dhe besimtarët e krishterë.