“Shqiptarët nuk duhet të kërkojnë azil në Gjermani por të mendojnë për të ndërtuar vendin e tyre sepse i kanë të gjitha mundësitë”.

Deklarata vjen nga kardinali i Kelnit në Gjermani Rainer Maria Woelki i cili erdhi në Shkodër për një vizitë në katedralën e “Shën Shtjefnit”. Nga 3.2 milion, Shqipëria ka tashmë 2.8 milion banorë tha kardinali gjerman. Kardinali i Kelnit u shpreh se është i surprizuar nga bukuritë e Shqipërisë dhe nga mundësitë që ofron ky vend. Arqipeshkvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra falenderoi kardinali gjerman për vizitën zyrtare. Kardinali gjerman pas vizitës në famullinë e “Shën Shtjefnit” pau nga afër edhe disa prej investimeve të bëra nga caritasi gjerman ndërkohë që pas Shkodrës, destinacioni i radhës do jetë Kosova.

Artikulli paraprakI JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT ALBERT VËRRISË
Artikulli tjetërOperacion i madh anticanabis. Operacioni i koduar Brashta