Kardinali shqiptar, Ernest Troshani, uron besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Fiter Bajramit.

Në një video mesazh për besimtarët, kardinali Simoni thekson se Fiter Bajrami është vërtet dita e kushtrimit, dita për të treguar dashurinë për Zotin.

“Është dita për të treguar dashurinë për Zotin. Ju vëllezër myslimanë të Shqipërisë ju uroj shëndet, mirëqenie, dashuri, të jeni të bashkuar. Fiter Bajrami është dita e kushtrimit. I madhi Zot do iu japë paqe, begati e shëndet të gjithë atyre që e duan”, thekson kardinali.

Artikulli paraprakPUKË, QËLLON ME ARMË ZJARRI NË AJËR, ARRESTOHET 23 VJEÇARI
Artikulli tjetërBRAÇE: GËZUAR BAJRAMIN! KJO S’ËSHTË FESTA E VRASËSVE, HAJDUTËVE DHE MASHTRUESVE…E KUJTONI SA JU KANË GËNJYER PËR XHAMINË E MADHE