Në kishën katolike të Dajçit është mbajtur mesha nga kardianali Ernest Troshani, I cili prej pak ditësh ndodhet në qytetin e Shkodrës. Në fjalën e tij ai I bëri thirrje besimtarëve katolikë të heqin dorë nga dëshira për të patur gjithçka në jetë, sepse njerëzit më fisnikë të botës janë ato të cilët janë
treguar më modestët duke punuar vetë për të realizuar objektivat e tyre.
Kardinali Ernest Troshani u bën thirrje besimtarëve të mos bien pre e veseve të shoqërisë dhe të ndjekin rrugën e drejtë për çdo vendim gjatë jetës.
Në fund të meshës të mbajtur nga kardinali ernest Troshani, u bë edhe ceremonia e krezmimit të 20 të rinjve katolikë të cilët I përkushtohen vazhdimisht besimit të tyre.