Personat me sëmundje kradiake kanë qënë më të prekurit nga virusi Covid-19. Edi Smajlaj kradiolog në spitalin Rajonal të Shkodrës tregon se ndikimet që Covid-19 ka pasur tek të sëmurët kardiak ka qënë i madh.
Kardiologu thekson se jo të gjithë të sëmurët kardiak të cilët infektohen me virusin kanë nevojë të bëjnë terapin me anticoagulant ose siç njihet ndryshe edhe hollues gjaku.
Terapia me hollues gjaku edhe pas shërimit, varet nga gjëndja shëndetësore e pacientit ndaj jo gjithmonë duhet vazhduar trajtimi.
E rëndësishme është që sidomos personat e sëmurë kardiak në rast infektimi me Covid 19 të tregohen të kujdesshëm dhe për çdo shqetësim të kontaktojnë me mjekun specialist.