Kjo e shtunë ka shënuar ditën kryesore të festimit të karnavaleve tradicionale “Kur t’mbet dopiogjashta”. Fillimisht festa nisi me paradën e grupit të bejtave dhe fëmijëve të shkollave nga sheshi “Luigj Gurakuqi” deri në pedonalen para bashkisë Shkodër.

Aktiviteti kryesor u përqëndrua në sheshin para bashkisë Shkodër ku intereptuan shkollat dhe grupi I bejtës shkodrane, I përbërë nga aktorët e njohur si Drane Xhaj, Gac Kodrina, Qazim Çela e shumë të tjerë.

Gjon Stefa, kryetari I shoqatës kulturore teatrore “Zef Jubani” që prej 5 vitesh organizon karnavalet tregon se tema ka qenë tejet e goditur në këtë edicion.

Ndërsa një shqetësim për të mbetet edhe numri çdo vit në rënie I pjesëmarrësve në festën e karnavaleve.

Në fund u bë edhe djegia simbolike e dordolecit, për largimin e fenomeneve negative të shoqërisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUDIUESI NGA ULQINI PROMOVON 3 LIBRA HISTORIK
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI “ARRATISJA IME NË LIRI”