Në Shkodër rikthehen sërish karnavalet. Përmes në organizimi të Bashkisë Shkodër dhe Shoqatës Kulturore Teatrore “Zef Jubani”, për katër ditë me radhë do të ketë aktivitete të ngjeshura, të cilat kanë synim kryesor argëtimin e qytetarëve shkodranë dhe jo vetëm.
Gjovalin Stefa, kryetar i Shoqatës Kulturore Teatrore “Zef Jubani”, aktivitetet do të jenë të ngjeshura, fillojnë këtë të enjte me ditën e bijave. Sipas specialistit të artit dhe trashëgimisë kulturore pranë Bashkisë Shkodër, Xhulio Gjeçi, janë një festë tradicionale e cila organizohet nga bashkia me synim ruajtjen e traditës. Aktivitetet e karnavaleve të këtij viti pritet të përmbyllen këtë të diel ku në total do të përfshijnë spektaklin tradicional karnivalesk, gërshetim i bejtës së karnavaleve, performacë të grupeve të zgjedhura të shkollave dhe djegia e dordolecit.
I gjithë aktiviteti organizohet përmes me media partner, Star Plus.