Zëvëndësdrejtori për sigurinë publike, Akil Kalo, në një dalje për mediat ka bërë të ditur masat që janë ndërmarrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër për garantimin e rendit dhe sigurisë publike përgjatë festës së Karnavaleve. Më tej Kalo tregon se risi këtë vit është mbikëqyrja përmes kamerave të sigurisë të vendosura në qytet për të monitoruar të gjitha aktivitetet përgjatë këtyre ditëve festive.
Zëvëndësdrejtori për sigurinë publike, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë masat e marra nga Policia Shkodër.