Duket si një mison i pamundur.Teksa udhëton rrugës së Velipojës përballë të shfaqet një surprizë.

Pa më të voglin dyshim , karrocat me kuaj me ngarkesë dhe bagëtitë janë kthyer në një problem serioz për trafikun. Shpesh ky aks ka qënë burim aksidentesh. Në të shumtat e rasteve, shkak nuk është as shpejtësia dhe as mungesa e sinjalistikës , por dalja krejt e papritur e kafshëve në mes të rrugës. Nëse tufa me dhen apo me lopë do të përshkojë rrugën për në krahun tjetër, shoferët nuk kanë se cafrë të bëjnë përvecse janë të detyruar të presin.Në mjaft raste , aksi bllokohet dhe drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të qëndrojnë në vend deri sat ë lirohet së paku njëra korsi. Sipas drejtuesve të sektorit të Qarkullimit Rrugor të Shkodrës, në segmentin, pranë fshatit Trush lëvizja e karrocave me kuaj dhe bagëtive është një shqetësim tejet I madh për drejtuesit e mjeteve.Në fakt banorët nuk kanë zgjidhje alternative dhe janë të detyruar që të lëvizin qoftë me karroca me kuaj apo me bagëti.Do të ishte një mundësi, që të zgjidhte njëherë e mirë këtë fenomen që në pamje të parë duket si dicka normale, por në fakt është shkaktari kryesor I aksidenteve.Shoferët në tentativë për të parakaluar karrocat janë përplasur me njëri-tjetrin.Ndaj zgjidhja do të ishte ndërtimi I një rruge dytësore që të shërbente vetëm për karrocat dhe bagëtitë.

Artikulli paraprakARGJINATURA E LUMIT KIR, “KOSH” PËR MBETURINA DHE INERTE
Artikulli tjetërFUNSKIONIMI I “TEATRIT MIGJENI”, PUBLIKOHET RAPORTI I AUDITIT