Aplikimi per karten e shendetit ne qytetin e shkodres thuajse eshte kthyer ne nje mission te pamundur per pacientet.
Rradhet e gjata dhe kaosi I krijuar ne sportelin prane poliklinikes se qytetit vijojne te jete przente edhe diten e sotme. Qytetaret shprehen mjaft te shqetesuar pasi kjo situate e krijuar pothuajse prej gati nje muaji sipas tyre eshte e pajustifikueshme. Ata kerkojne qe te shtohet numri I sporteleve ose ky sherbim te ofrohet prane qendrave te tyre shendetesore. Pajisja me karten e shendetit paraqitet nje domosdoshmeri, jo vetem per vizitat mjeksore por sidomos per rimburesimin e ilaceve . nderkohe per gjithe bashkine e madhe te shkodres ky sherbim ofrohet vetem nepermjet dy sporteleve, ndersa numri I qytetareve qe kerkojne te pajisen me kete mjet eshte mjaft I larte. Kjo per shkak te urdherit te ministrit te shendetesise ilir beqaj, I cili percaktoi 31 dhjetorin e vitit qe lam pas si afatin e fundit per vlefshmerine e e librezave shendetesore. Nderkohe kete situate kaotike te krijuar prej ditesh, institucioni pergjegjes, pra fondi I detyrushem I sigurimit shendetesor e justifikon me faktin se pacientet e kane lene aplikimin per minutin e fundit.