Bashkia e Shkodrës ka nënshkruar kartën europiane për barazi të grave dhe të burrave.
Në një aktivitet të organizuar në kuadër të ditës ndërkombetare të gruas të zhvilluar në ambjentet e Hotel Colosseo, Bashkia Shkodër bëhet pjesë e kësaj karte e cila ofron një kornizë për veprimet që synojnë baraziminë mes qytetarëve. Shkodra me nënshkrimin e Kartës, është pjesë e afërsisht 1500 bashkive përgjatë europës të cilat kanë perqasur përmbatjen e kartës me politikat e drejtimit të bashkive. I pranishëm në këtë aktivitet ka qënë edhe përfaqësuesi i UN Ëomen në Shqipëri David Saunders i cili vlërësoi nisëm ne Bashkisë Shkodër duke deklaruar se karta është pjesë e politikave europiane që siguron orientimin për promovimin e barazisë gjinorë oër të gjithë shtetet anëtare. Kjo kartë synon të barazojë qytetarët në një sërë fushash, duke përfshirë përdorimin efektiv, të sigurt dhe ekonomikisht të qëndrueshëm të hapësirave urbane.