Partia Demokratike iu rikthye sërish sot akuzave për drogën. Marrë shkas nga sekuestrimi i sotëm, i gomones me 1 ton marijuanë nga Shqipëria në Brindisi, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj, tha se nuk ka asgjë që e ndalon trafikn e drogës që është kthyer në një biznes qeveritar.

Deklarata e plotë Me makinë, me avionë, me skafe, në cdo lloj rrugë, mjeti e forme, tonetala me drogë nisen cdo ditë drejt Europës nga karteli i Edi Ramës. Vetëm 4 ditë më parë ra avioni që kishte ardhur të ngarkonte kanabis në Durrës, në pistën 1.8 kilometra të gjatë ndërtuar nga trafikantët. Sot në Brindizi të Italisë është kapur një skaf me 1 ton drogë, ngarkesë e nisur nga grykderdhja e Vjosës, zona e influencës së habilajve të Tahirit. Jane kapur po sot, duke u futur në Maqedoni disa thasë me drogë. Megjithë alarmin publik, me gjithë denoncimet e qytetarëve, të Partisë Demokratike, asgjë nuk e ndalon drogën, kultivimin e trafikimin e saj. Nuk ndalet se ky është biznes qeveritar, është e vetmja alternativë që Edi Rama u ka lënë shqiptarëve. Kur droga mbulon vendin, dërgesat do të shtohen, karteli fuqizohet dhe merr në dorë rrugët ajrore, detare, tokësore. Droga e kartelit të Edi Ramës po mbulon dhe vendet fqinje. Shqipëria për fat të keq është në hartën e zezë, është kthyer në ditët më të këqia, si prodhuesja dhe trafikuesja kryesore e narkotikëve në Europë. Eshtë droga që po shkatërron ekonominë e ndershme në vend, që po shfrytëzon tokat dhe burimet, që po inkriminon shoqërinë, që po asgjeson votën themelin e demokracisë. Ka vetëm një mënyrë për ta ndalur rënien e vendit në këtë greminë. Duhet ndalur Edi Rama. Eshtë koha për një reflektim mbarëkombëtar. Shqipëria meriton të ardhme tjetër, me punë të ndershme, me rend e siguri. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPSE PO NEGLIZHOHEN “LIVADET E SHKODRËS”?
Artikulli tjetërEDHE KËTË VIT MËSIMI DY TURNESH NË 4 SHKOLLA