Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka uruar shqiptarët për festat e fundvitit.

Me anë të një postimi në Twitter, në emër të stafit të delegacionit të Be-së në Shqipëri, Soreca uron Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

“Ndërsa viti 2021 po mbyllet, po mendojmë për këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë, të shënjuar nga qëndrueshmëria njerëzore dhe solidaritetit evropian.

Puna jonë për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së vazhdon dhe ky është një rast i rëndësishëm për të përcjellë një mesazh të fortë uniteti dhe solidariteti: Evropa është këtu sepse këtu është Evropë.

Ne qëndrojmë të fortë së bashku. Në emër të stafit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ju uroj gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!” shkruan Soreca në Kartolinën e Urimit.

Artikulli paraprakNGA SOT MASKË TË DYFISHTË NË SUPERMARKETE DHE URBANE, JA MASAT E REJA
Artikulli tjetërLARMISHMËRIA E KONTINENTIN EVROPIAN, PESHKU APO GJELI? SI FESTOHEN KRISHTLINDJET NË EVROPË