Partia e Lirisë, si drejtuese e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka depozituar në KAS kërkesën për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i koalicionit.

“Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij, ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha”, thuhet në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të PL, Endrit Braimllari.

Pas një tërheqjeje prej rreth 20 minutash, KAS mori vendimin për rrëzimin e kërkesës për emrin e Berishës krah koalicionit në fletët e votimit.

Artikulli paraprakBENET BECI: “KOHA E DUHUR PËR TË ARDHUR NË SHKODËR.”
Artikulli tjetërKANDIDATI BECI: “TA KTHEJMË SHKODRËN NË BASHKINË KAMPIONE NË VEND”