CAMAJ: THËRTORJA E SIGURTË, NDODHET NË KUSHTE MË TË MIRA.Të jesh kasap nuk është shumë e thjeshtë. Festa e Kurban Bajramit ka bërë që një kasap në këtë ditë të madhërueshme të presë deri ne 15 bagëti brenda ditës. Thërtorja në qytetin e Shkodrës që është lëshuar me koncesion nga Bashkia Shkodër tashmë është rehabilituar. Kasapët flasin për procesin e punës së tyre.
Veterineri i Bashkise Shkodër Prel Camaj shprehet se thërtorja ndodhet në kushte më të mira se më përpara që pas dhënies me koncesion nga Bashkia por sërish ka raste të dyshimta kur mishi dërgohet për ekzaminim.Kjo thërtore është e vetmja në qytetin e Shkodrës ku qytetarët mund të drejtohen qoftë për të blerë bagëti të ndryshme por edhe për ti prerë ato dhe për ti patur të gatshme për konsum.