Gjykata e Tiranës i ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, Kastriot Gjuzit, të akuzuarit për vrasjen e të riut Mario Majollari për hakmarrje, pasi babai i tij i ka vrarë të vëllanë vite më parë.
Pas masës, avokati i Gjuzit deklaroi se mbi klientin e tij rëndonte vetëm dyshimi për vrasjen dhe se nuk kishte asnjë provë.
“Adhja e policisë ishte shumë brutale, e ka kapur paniku dhe prandaj është larguar. Nuk ka asnjë provë përveç dyshimit për vrasjen e vëllait shumë vite më parë. Ka dhënë dëshminë e tij të detajuar, ka shkuar se ka vjehrrën aty në atë zonë.
Vajtja e policisë në banesë ishte brutale, prandaj u largua. Kur pa në media që ai dyshohej se ishte fajtor, ai vendosi të kthehej në Shqipëri.”