Gjysem shekulli jetë mes muzikës dhe policise se shtetit.Kengetari i njohur Mirditor me banim në Lezhë Kastriot Kola, festoj 50-vjetorin e lindjes dhe 35-vjetorin e ngjitjës në skenë.Me këtë rast u organizua nje feste e veçante, ku ishin të pranishem artist, drejtues vendor, miq e bashkëpunëtor të kengetarit Kola, ku prej 35-vitesh muzika është pjesë e pandashme e jetes së tij, por në të njejten kohë ka shëbyer për 20 vite dhe si efektiv policie.

Në këtë përvjetor u prezantua dhe libri monografi me autor Nikoll Lokën, kushtuar artistit dhe policit Kastriot Kola.Ky i fundit falenderoj të gjithë bashkëpunëtoret të cilët kanë qenë një mbështetje e vazhdueshme për të.

Në pranishmit në këtë event festiv vlersuan maksimalisht veprimtarinë artistike të Kastriot Kolës, që sipas tyre i dha shumë artit dhe kultures në Lezhë dhe Mirditë.
Në këtë përvjetor të lindjes dhe ngjitjes në skenë Kastriot Kola u vleresua me titullin e mirenjohjes nga Bashkia Mirditë.

 

Artikulli paraprakDRAMA “GJAKU I MARTIRËVE” NË TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërTOLE BERISHA QYTETARE NDERI NË MALËSI TË MADHE