54 km më e gjata dhe 6.5 ajo më e shkurtër. Kaq është distanca e stadiumeve në Doha të Katarit për Kupën e Botës. E llogaritur në realitetin shqiptar, dy ekstremet mund të krahasohen me distancën Tiranë-Kavajë.

Do të jetë botërori i rekordeve të çuditshme Katar 2022 sepse të 8 stadiumet janë pozicionuar në të njejtën zonë urbane dhe nëse bëhet një krahasim me Rusinë, nga St. Peterburg në Krasnodar (1000 km), dy ekstremet e Botërorit 2018, distancat në vendin e lindjes së mesme duken qesharake.

Metroja do të jetë funksionale dhe trenat tërësisht elektrikë ndërsa FIFA ka bërë me dije se ky do të jetë botërori më pak i ndotur nga emetimet e gazrave të karbonit.

Artikulli paraprakÇMIMET E NAFTËS FRENOJNË KONSUMIN, THELLOHET RËNIA E IMPORTEVE
Artikulli tjetërSTOLTENBERG: ASKUSH NUK E DI SESA MUND TË ZGJASË LUFTA NË UKRAINË