Kupa e Botës po afron. Slogani i Botërorit të Katarit ka një mesazh mjaft të qartë: “Tani është gjithçka”. Katar 2020 konsiderohet si mega-ngjarja sportive më e diskutueshme ndonjëherë, për shkak të polemikave dhe gjuhës së urrjetjes së përdorur deri më tani.

Gjatë 20 viteve të fundit, Kina dhe Rusia kanë qenë organizatoret e Lojrave Olimpike dhe Kupës së Botës. Edhe pse këto vende akuzohen për cënimin e të Drejtave të Njeriut, duket se Katari ka kaluar çdo limit. Ndryshe nga Kina dhe Rusia, Katari është një aleat kyç i Perëndimit dhe investitor strategjik në Britani, ndaj dhe ndoshta këmbëngul se fama e Kupës së Botës është e padrejtë. Ky është Botërori i parë i Lindjes së Mesme dhe pritet të jetë spektakolar. Një ngjarje që do të mirëpresë të gjithë, do të rrisë sportin, do të frymëzojë të rinjtë, do të nxisë turizmin, do të ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë dhe do të promovojë vendin. Pavarësisht këtyre, pritet që ky turne të krijojë polemika te komuniteti i LGBTQ+. Katari njihet që është një vend homofobik që dënon homoseksualitetin dhe çdo lloj forme të tij duke e quajtur “haram” dhe “të dëmshëm për mendjen”. Pyetja që mund të bëjnë të gjithë është nëse, Kupa e Botës në Katar mund të sjellë ndryshime sociale.

Katar 2022 ka paralajmëruar ndryshimet që do të pësojë futbolli në vendin e tyre. Deri më tani, disa politikanë dhe tifozë janë shprehur se nuk do të udhëtojnë për në Katar si shenjë proteste ndaj shkelësve të të Drejtave të Njeriut dhe mohimin e të drejtave të komunitetit LGBTQ+.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT E BURGOSUR NË GREQI NISIN PREOCEDURAT PËR PAJISEN ME PASAPORTË
Artikulli tjetërBE PLANIFIKON IZOLIMIN E RUSISË, JA ARSYEJA…