Katari do të nderojë Lionel Messin duke e kthyer dhomën e hotelit ku ai po qëndronte në një mini muze. Mysafirët nuk do të mund të bëjnë rezervime për dhomën B201 pasi sendet e kapitenit të Kombëtares së Argjentinës do të mbeten të paprekura.

“Dhoma e lojtarit të kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi do të mbetet e pandryshuar dhe do të mbetet e disponueshme vetëm për vizitorët dhe jo për banim”, tha Hitmi al Hitmi, drejtor i komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun në Universitetin e Katarit, për gazetën e Katarit Al Sharq.

Më 20 dhjetor, Lionel Messi dhe ekipi kombëtar i futbollit të Argjentinës mbërritën në Buenos Aires pasi siguruan fitoren në një nga ndeshjet më mbresëlënëse gjatë Kupës së Botës të Katarit 2022.

Në një ndeshje nervoze në Katar, Argjentina dhe Franca u përballën për mbi 90 minuta në një ngjarje sportive që më në fund i dha fitoren vendit të Amerikës së Jugut. E udhëhequr nga Lionel Messi, skuadra argjentinase ka mundur të thyejë rezultatin 3-3 me penallti, duke fituar 4-2.

Pas dekadash përpjekjesh dhe pesë Kupave të Botës të ndryshme, Argjentina ka rifituar vendin e saj si një fuqi në futboll dhe Messi ka fituar Kupën e lakmuar që fansat e tij kërkuan.

Artikulli paraprakKOMPANITË: ÇMIMI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË MJETEVE PRITET TË RRITET NË VITIN 2023
Artikulli tjetërHELMOHEN NGA UJI 3 PERSONA, SEKUESTROHET HOTELI DHE RESTORANTI NË SHKODËR