Dëmet ekonomike si pasojë e katastrofave natyrore dhe njerëzore kanë qenë më të pakta në vitin 2019, në vlerën e 140 miliardë dollarëve, në krahasim me 176 miliardë dollarët e vitit 2018, sipas një vlerësimi paraprak të agjencisë zvicerane të sigurimeve “Re”.

Katastrofat natyrore kanë shkaktuar 133 miliardë dëme, 20 % më pak se në vitin 2018.

Shuma e mbetur, 7 miliardë dollarë, janë dëme të shkaktuara nga njerëzit (38 % më pak).

Për sa i përket humbjeve në njerëz, afërsisht 11 000 kanë vdekur ose janë deklaruar të humbur.

Ciklonet kanë qenë ngjarjet më shkatërrimtare.

Gjatë trimestrit të parë, ciklonet ”Idai” dhe ”Keneth”, në Mozambik dhe vendet përreth, bashkë me ciklonin ”Fani”, shkaktuan rreth 1 400 viktima.

Megjithatë, shpenzimet e kompanive të sigurimeve qenë të moderuara, për shkak të nivelit të ulët të sigurimit në këto vende.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit, uragani ”Dorian”, që goditi ishujt Bahamas dhe Karolinën e Veriut në SHBA, shkaktoi afërsisht 4,5 miliardë shpenzime për kompanitë e sigurimeve.

Mes ngjarjeve më të kushtueshme, për sa i përket dëmeve të siguruara, tajfuni ”Faxai”, gjatë muajit shtator në Japoni, solli rreth 7 miliardë dollarë shpenzime për siguruesit.

Shpenzimet për kompanitë e sigurimeve, lidhur me tajfunin ”Hagibis”, një muaj më vonë, u vlerësuan në rreth 8 miliardë dollarë.

Artikulli paraprakSHTËPIA MË E VOGËL NË BOTË PREJ SILIKONI MATET ME… MIKRONË!
Artikulli tjetërARILENA ARA FITON FESTIVALIN E 58-TË TË KËNGËS NË RTSH, PUBLIKU THËRRET NË KOR EMRIN E SAJ