Lidhur me katastrofat e përbashkëta natyre të Shkodrës dhe Malit të Zi, në Prefekturën Shkodër u zhvillua një takim për prezantimin e një projekti të përbashkët ndërkufitar, për mbrojtjen.
Objektivat e këtij projekti, sipas shefit të shtabit të emergjencave pranë Prefekturës Shkodër, Pëllumb Dani, janë përmirësimi i mbrojtjes së mjedisit dhe njerëzve përmes reduktimit të rreziqeve të fatkeqësive në zonën ndërkufitare. Gjithashtu edhe forcimi i kapaciteteve institucionale dhe ndërgjegjësim të popullatës.
Nnëkryetari i Bashkisë Shkodër, Arben Gjuraj, hodhi theksin tek Liqeni i Shkodrës dhe problematikat e tij me ujërat e zeza. Gjuraj iu shpreh se ky projekt është ndërinstitucional, ndërsa Bashkian Shkodër ka bërë dhe do të vijoj përpjekjet për përmirësimin e situatës.
Në vazhdim pritet të organizohen takime të tjera, të cilat do të përfshijnë gamën e problemeve që do të synojnë të gjejnë zgjidhje në bashkëpunim me Malin e Zi. Projekti pritet të zgjas 24 muaj.