Problematika e hedhjes së materialeve inerte në lumin “Kir” vazhdon të mbetet kritike. Persona jo të përgjegjshëm vazhdojnë të hedhin një numër të madh të tilla materialesh, duke e ndotur edhe më shumë brigjet e këtij lumi, sidomos përgjatë natës.

Pamjet flasin qarte se si apelet e institucioneve vijojne te bien ne vesh te shurdhet pasi cdo dite mbi në brigjet e këtij lumi.

Rritja e numrit të këtyre banorëve ne kete ka ndikuar në shtimin e ndotjes por nga ana tjetër vetë ata janë të rrezikuar nga përhapja e ndonjë infeksioni të mundshëm, sidomos ne kete peridhe ku temperaturat shenojne rritje te ndjeshme.

Depozitimi I tyre në këtë ambjent përbën një shqetësim tepër të madh për ndotjen mjedisore që shkaktohet

Edhe pse pushteti vendor ka ndërmarrë masa të rrepta e aksione të herëpashershme për pastrimin e qytetit , ajo zonë në Lumin e Kirit duket se nuk ka rënë në syrin e askujt.Ende pa filluar rritja e temperaturave,

këtu rrezikon e kthehet ne vatër epidemie, pasi ujerat e zeza dhe mbeturinat rrjedhin lirshëm dhe bashkohen dhe përfundojnë ne ujerat e Kirit. Përvec saj rrezikohet përpahpaje ndonjuë epidemie.

Përballë kësaj situate të gjitha institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse janë të vetëdijshme për dëmet që mund t’i shkaktojë ky lum qytetit të Shkodrës dhe banesave aty pranë.

Gjithashtu kërkohet nga ana e inspektoriatit të mjedisit që të marrë masa që të mos lejojnë që të hidhen inerte në lumin Kir

 

Artikulli paraprakJETA MES TELAVE ELEKTRIKË
Artikulli tjetër7 PRILLI, DITA BOTËRORE E SHËNDETIT