Ky grumbull mbetjesh ndodhet në brigjet e Lumit Mat 100 metra larg burgut të Shënkollit në Lezhë. Kjo zonë është kthyer në landfill mbeturinash, të cilat dyshohet se hidhen nga administrata e burgut por edhe përsona tjere.Mbeturina të ndryshme mes të cilave dhe mbetje spitalore shkarkohen gjatë natës në një perimeter të konsiderueshem, duke krijuar ndotje mjaft të madhe në të gjithë zonen përreth.
Kjo situatë vijon prej kohësh, ndërsa me rritjen e rritjen e prurjeve të lumit mbetjet përpihen nga rrjedha e ujit dhe përfundojnë në det.
Ndërkohë institucionet përgjegjësë vijojnë të heshtin përballë kësaj katastrofe mjedisore, duke mos ndërmarrë asnjë veprim për të frenuar fenomenin dhe ndëshkuar shkaktaret e ndotjes së mjedisit.