“Kam kancer. Po i nënshtrohem kimioterapisë…” Kështu deklaroi Dukesha e Kembrixhit, gruaja e Princit William, Kate Midelton në një videomesazh publik tepër emocionues. E ulur në një stol në Windsor, Kate thotë:”ekipi im mjekësor më këshilloi që t’i nënshtrohem një cikli kimioterapie parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të atij trajtimi.” Falënderon bashkëshortin Princin William dhe se për luftën me të cilën po përballet ia ka treguar edhe fëmijëve të saj George, 10 vjeç, Charlotte, 8 vjeçe dhe 5-vjeçarin Louis.
“Na u desht kohë për t’i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta, dhe për t’i siguruar se do të jem mirë’ vijon më tej në videomesazh.
Kensington Palace njoftoi se Kate po i nënshtrohet një cikli kimioterapie që filloi në shkurt.
“Në këto momente mendoj për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Ju nuk jeni vetëm”. vijon më tej në video.
Kate Middleton, 42 vjeç, u shtrua në spital më 16 janar për “operacion abdominal”. Në momentin e operacionit nuk u mendua për sëmundje kancerogjene, pasi asnjë analizë nuk kishte konfirmuar praninë e tumorit. Megjithatë, testet postoperative përmbysën diagnozën.