Veleçiku ka humbur në shtëpi në ndeshjen ndaj Valbonës me rezultatin 1-2. Koplikasit nuk arritën dot të fitonin ndaj tropojanëve, të cilët morën një trepikësh të vyer, falë golave të Prognit dhe Jotit. Ndërkohë, për Veleçikun shënoi Elidon Rrustemaj, por ky gol nuk vlejti për asgjë. Pas ndeshjes, trajneri i koplikasve, Besnik Duli u shpreh se pavarësisht rezultatit, është i kënaqur me lojën e ekipit të tij, por kualitetet ishin ato që bënë diferencën në fushë.

Ndërkohë, trajneri i Valbonës, Alfred Allamani, tha se është i lumtur për trepikëshin e marrë nga ekipi i tij, pasi ato u siguruan në një fushë të vështirë si ajo e Veleçikut.

Ndërkohë, në javën e dytë të kampionatit spikati edhe fitorja e Tërbunit, që mposhti bindshëm në shtëpi Shënkollin me rezultatin 5-0. Golat për pukjanët u shënuan nga Linares që realizoi një autogol në portën e tij, Gjini, Filipi me një dopietë dhe Kaçubela. Tashmë, pas javës së dytë, Tërbuni renditet në vendin e tretë me katër pikë, ndërsa Veleçiku në vendin e nëntë me vetëm një pikë.

Artikulli paraprakSKËNDER GJINUSHI PROPOZOHET PËR POSTIN E KRYETARIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA VOLEJ, HUMBASIN MESHKUJT DHE FEMRAT