Vllaznia B ka siguruar më shumë vendin e dytë duke fituar 3-0 ndaj Kevitan në Kategorinë e Dytë.

Vllaznia ka marrë një fitore në shifrat 3-0 ndaj Kevitan duke qenë kështu shumë afër fazës play off për të dalë në Kategorinë e Parë që arrihet përmes vendit të dytë. Vllaznia B edhe pse me 10 lojtarë që nga minuta e 38’ e pjesës së parë pas daljes me karton të kuq të Balaj ka arritur që të fitojë. Trajneri Ervis Kraja shprehet se objektiv vijon që të jetë dalja në Kategorinë e Parë.

Vllaznia B tre minuta përpara se të ndëshkohej me të kuqe realizuan golin e avantazhit me anë të Arsen Hajdarit. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Vllaznisë ndaj ekipit të Kevitan që mban vendin e fundit në renditje. Pjesa e dytë nis me një gol të shkodranëve të cilët dyfishojnë rezultatin me anë të Dibrës në minutën e 49’. Vllaznia B me këtë gol praktikisht siguron fitoren ndërsa Kevitan nuk ka më forcë që të reagojë. Ndeshja mbyllet 3-0 teksa golin e tretë e realizon sërish Hajdari duke vulosur këtë fitore. 

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-17 MUNDET NGA TIRANA, RREZIKON PLAY OFF
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA RREZIKON FAZËN PLAY OFF