Skuadra e Veleçikut ka marrë një humbje ndaj ekipit të Besëlidhjes në ndeshjen e luajtur në fushën sportive”Reshit Rusi” në qytetin e Shkodrës.

Miqve i ka mjaftuar një gol i Dibrës në minutën e 30-të të pjesës së parë për të siguruar fitoren. Veleçiku pati disa mundësi por pa konkretizuar me gol. Trajneri i Veleçikut Besnik Duli pranon se Besëlidhja e meritoi fitoren.

Trajneri i Veleçikut ndjen keqardhje që skuadra e tij nuk mori të paktën barazimin ndërsa thotë se objektivi vazhdon që të jetë qëndrimi në Kategorinë e Parë.

Pas kësaj jave Veleçiku mban vendin e 7 me 11 pikë ndërsa Besëlidhja është e dyta me 25 pikë. Një humbje ka marrë edhe Tërbuni i Pukës teksa është mundur 0-1 nga Kastrioti me golin e Markut në minutën e 13-të të pjesës së parë.

Tërbuni është në vendin e 8-të me 11 pikë po aq sa Veleçiku ndërsa Kastrioti kryeson renditjen me 30 pikë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-LAÇI 0-0, CUNGU: VLLAZNINË E MBROJTJA ME JETË
Artikulli tjetërJAPONIA PO MENDON PËR KRIJIMIN E MONEDHAVE DIXHITALE