Është zyrtarizuar ndarja e grupeve e Kategorisë së Parë për sezonin e ri 2018/2019. 20 skuadrat ndahen në dy grupe në 10 ekipe. Kështu, Vllaznia e cila ra nga kategoria këtë sezon, do të ketë në grup Dinamon, ndërkohë që ka edhe shumë skuadra të tjera, të cilat pretendojnë një biletë për në Kategorinë Superiore.
Grupi A përbëhet nga këto ekipe: Vllaznia, Egnatia, Erzeni, Besëlidhja, Dinamo, Korabi, Besa, Burreli, Iliria dhe Velecciku.
Ndërsa grupi i dytë B ka këto ekipe: Lushnja, Tomori, Bylis, Apolonia, Pogradeci, Shënkolli, Turbina, Elbasani, Orikumi dhe Vora.
Edicioni i 71-të i Kategorisë së Parë fillon në datën 9 shtator të këtij viti dhe përfundon në datën 25 maj 2019. Sipas formulës së Federatës Shqiptare të Futbollit, fituesit e të dy grupeve kualifikohen direkt në Supeligë nga ku Vllaznia e ka për detyrë të ikthehet sërish në elitën e futbollit shqiptarë.
Vllaznia 100 vjetorin e saj të themelimit do ta festojë në kategorinë inferior ku për tifozët kuqeblu kjo është një disfatë shumë e madhe.