Veleçiku ka humbur 0-4 ndeshjen e radhës përballë Burrelit e cila u luajt në qytetin e Shkodrës në fushën sportive “Reshit Rusi”. Koplikasit me këtë humbje janë në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë duke rrezikuar jo pak rënien nga Kategoria. Burreli dominoi këtë përballje ndërsa është shkodrani Rraboshta ai që shënoi golin e parë në minutën e 21’ duke i dhënë miqve avantazhin.

Nuk zgjat shumë dhe Burreli tregon superioritetin në këtë sfidë duke shënuar edhe golin e dytë këtë radhe me japonezin Yuta, gol i shënuar në minutën e 36’. Koplikasit shkojnë në dhomat e zhveshjes me disavantazhin e dy golave. Edhe pjesa e dytë nis me një gol për Burrelin këtë radhë është Toma ai që trefishon shifrat në minutën e 53’ duke bërë që Veleçiku të humb çdo mundësi për një rezultat pozitiv. Miqtë nuk lëshojnë aspak dhe shënojnë edhe golin e katërt me anë. Është Stana që në minutën e 83’ vulos në 4-0 shifrat në favor të Burrelit. Trajneri i skuadrës mike Samuel Nika thotë se ekipi i tij do vijojë punën duke synuar vendin e parë që e mban Dinamo për momentin.

Për momentin Veleçiku është në vendin e parafundit në renditje me 6 pikë ndërsa Burreli mban vendin e dytë me 19 pikë, një më pak se Dinamo kryesuese. Gara në Kategorinë e Parë si për vendet e para por edhe në fundin e tabelës mbetet e fortë. Veleçiku ka si objektiv mbijetesën edhe në këtë sezon ndërsa Burreli synon daljen në Superligë ndërsa kampionati është ende i gjatë.

Artikulli paraprakPD, SHEHU: MODELI TURK NË SHËNDETËSI? RAMA GËNJEN
Artikulli tjetërU NDA NGA JETA, HOMAZHE PËR SEKRETARIN E VELEÇIKUT