Kampionati shqiptar i futbollit ka hyrë në një fazë delikate pasi disa ekipe janë në garën për titullin kampion dhe disa të tjera luftojnë për të mbijetuar në elitën e futbollit tonë.

Ndërkohë, është përcaktuar orari dhe dita e zhvillimit të javës së 17-të të Kategorisë Superiore, e fundit për këtë vit kalendarik. Ashtu sikurse në raundin që sapo kaloi, nuk do të ketë shpërndarje sfidash në ditë të ndryshme.

Të gjithë sfidat do të zhvillohen të dielën, por në dy orare të ndryshme. Në 13:00, janë programuar Laçi-Tirana, Flamurtari-Teuta dhe Bylisi-Luftëtari. Dy sfidat e fundit të kësaj jave, Kukësi-Skënderbeu dhe Partizani-Vllaznia do të nisin në orën 16:00.

E Diel, 22 dhjetor (java 17)

Laçi-Tirana 13:00

Flamurtari-Teuta 13:00

Bylisi-Luftëtari 13:00

Kukësi-Skënderbeu 16:00

Partizani-Vllaznia 16:00

Artikulli paraprakSHKRIHEN ‘KRIMET E RËNDA’/ SPAK NIS ZYTARISHT DETYRËN, BETOHEN TE META 8 PROKURORËT
Artikulli tjetër“PËRBINDËSHI BUFFON”, JA 5 REKORDET E LEGJENDËS SË JUVENTUSIT