Kategoria Superiore ka ulur siparin e saj për herë të 80-të.

Një edicion i mbushur me shumë emocione, ku nuk munguan surprizat dhe momentet historike.

Partizani rikthehet te titulli pas 26 vitesh, teksa Kukësi dhe Teuta janë skuadrat e tjera që sigurojnë një biletë Europiane në sezonin e ardhshëm.

Kastrioti dhe Kamza janë skuadrat që e nisin sezonin e ardhshëm nga nivelet e ulëta të futbollit shqiptar. Ndërkohë, një tjetër temë që pritej me mjaft interes ishte ajo e fituesit të “Këpucës së Artë” të Superligës. Trofe që i shkon bomberit të Kukësit, Arturo Reginaldo.

Sulmuesi mozambikas realizoi një dopietë në fitoren 3-1 ndaj Kastriotit, duke e ngjitur në kuotën e 14 rrjetave personale.

Kjo i jep të drejtë Reginaldos që të marr në shtëpi trofeun, pasi rivali më i afërt i tij, Vasil Shkurtaj u ndal në kuotën e 12 golave.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT, SHBA: SHQIPËRIA VIJON QË TË BËJË PËRPARA, REFORMAT TË PAKTHYESHME
Artikulli tjetërVRANË 35-VJEÇARIN SHQIPTAR DHE I THYEN KAFKËN TË VËLLAIT, SHPALLEN FAJTORË 7 PERSONA NË ANGLI