Edi Martini duket se nuk do të jetë më trajner i kampionëve të Teutës.
Ka rezultuar fatale për trajnerin shkodran humbja ndaj Laçit.
Tashmë palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin për herë të dytë në këtë sezon.
Vlen të theksohet se Martini u largua nga durrsakët në muajin nëntor, ku pas 3 ndeshjes pauze, ku stoli iu besua Renato Arapit, drejtuesit vendosën ta rikthenin sërish trajnerin që i shpalli kampion, por ky rikthim nuk rezultoi efektiv, pasi në 4 ndeshjet e fundit Teuta ka regjistruar 4 humbje, duke “flirtuar” me zonën e ftohtë.
Mbetet të mësohet me mjaft kuriozitet se cili do të jetë trajneri që do të zëvendësojë Martinin në stolin e kampionëve në fuqi të Superiores.
panorama.sport