Nëse keni përjetuar ndonjëherë dhimbje torturuese në njërën anë të kokës, të përziera, të vjella, ndjeshmëri ndaj dritës, erërave dhe zhurmave, atëherë e dini mirë se çfarë ndjesie është të vuash nga migrena, një shqetësim që mundon shumë njerëz. Ekziston një perceptim i zakonshëm se migrena është vetëm një dhimbje koke, por sipas ekspertëve, është një gjendje më komplekse, neurologjike, me simptoma që mund të zgjasin me orë të tëra, duke prishur plotësisht rutinën tuaj të përditshme.
Çfarë mund të bëni për të parandaluar migrenën?
Mbani një orar të qëndrueshëm të gjumit- Një gjumë cilësor është i nevojshëm në mënyrë që truri të pushojë dhe të shërohet nga lodhja e ditës. Prandaj është më mirë të vendosni një orar të qëndrueshëm të gjumit, duke u siguruar që të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në orare të ngjashme. Një dietë të pasur me lëndë ushqyese- Është po aq e rëndësishme të mos anashkaloni vaktet, sa janë dhe produktet që zgjidhni të konsumoni. Është një ide e mirë për të ngrënë vakte dhe ushqime të rregullta pasi kjo ndihmon në mbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak në nivele normale.Konsumoni sasi të mëdha lëngjesh- Dihet se pirja e sasive të mëdha të lëngjeve mund të jetë vetëm e dobishme për trupin, nga ana tjetër shmangni pijet me sheqer dhe me kafeinë, veçanërisht në mbrëmje.
Menaxhoni stresin- Sigurisht që nuk është qëllimi më i lehtë, por duke arritur të ulni nivelin e stresit të përditshëm, do të ndjeni një ndryshim të madh në cilësinë e jetës tuaj në përgjithësi dhe sigurisht që do të mbani larg dhimbjen dhe presionin. Mund të provoni mënyra të ndryshme për ta menaxhuar atë (si meditimi) dhe të shihni se çfarë funksionon më mirë për ju.