Përmirësimi i kushteve atmosferike duket se ka rikthyer Shqipërinë në rrugën e klandestinëve nga vendet e lindjes drejt Bashkimit Europian.
Katër emigrantë u kapën në kufirin e gjelbër në Kapshticë këtë të premte.
Ata ishin dy meshkuj e dy femra, nga Siria dhe Irani.
Emigrantët po merren në pyetje në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndërsa më pas pritet të trasnferohen drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.